Pavlopoulos: Nuk pranojmë interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Pavlopoulos: Nuk pranojmë interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:28
Pavlopoulos

Greqia nuk do të pranojë interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës nga qeveria në Maqedoni, tha Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos gjatë takimit me homologun e tij slloven Borut Pahor.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, reagimi i tij vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Zaev se maqedonasit në Greqi do të kenë të drejtën të mësojnë gjuhën maqedonase.

“Ne nuk jemi gati, në kuadër të definimit dhe para ratifikimit të saj të pranojmë interpretimet marrëveshjes së Prespës të cilat janë arbitrare, sepse ende asgjë nuk ka mbaruar”, tha Pavlopulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat