Apostolovska: Para bizneseve kemi hapur perspektiv ekonomike

Maqedonia

Apostolovska: Para bizneseve kemi hapur perspektiv ekonomike

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:07
Zorica Apostollska

Zorica Apostollska gjatë fjalimit në Kongresin e Parë Botërore të Sipërmarrësve, i cili po zhvillohet në Zagreb, tha se i kemi lënë turbulencat dhe pasiguritë që na mbesin në histori, dhe përpara qytetarëve dhe biznesit hapëm perspektiva ekonomike që premtojnë një mjedis të qëndrueshëm biznesi dhe mbështetje të fuqishme institucionale për çdo ide sipërmarrëse bazuar në dije, inovacione dhe teknologji të reja.

Siç njoftojnë nga kabineti i saj, duke folur për proceset e stabilizimit politik të shtetit përmes angazhimit të Qeverisë për realizimin e prioriteteve strategjike për t’u bashkuar me NATO-n dhe fillimin e bisedimeve me BE-në, Apostollska theksoi se Maqedonia është kthyer në një shtet funksional të sundimit të ligjit dhe vlerave evropiane.

“Brenda kuadrit të këtij grupi masash, kompanitë që vendosin të investojnë në Maqedoni mund të presin mbështetje financiare për krijimin e vendeve të reja të punë dhe të paguara mirë, krijimin e bashkëpunimit afarist midis kompanive vendase dhe të huaja, futjen e teknologjive dhe njohurive të reja në proceset e prodhimit dhe zhvillimin e qendrave të teknologjisë, si dhe për nxitjen e konkurrencës dhe pushtimin e tregjeve të reja”, tha Apostollska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat