Zaev, i hapur ndaj propozimeve të opozitës

Maqedonia

Zaev, i hapur ndaj propozimeve të opozitës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:37
Nga Qeveria filloi debati publik për ndryshimet Kushtetuese.

Nga Qeveria filloi debati publik për ndryshimet Kushtetuese. Diskutimi u fokusua në Preambulën e cila sipas ekspertëve të cilët ishin pjesë e debatit duhet të merr karakterin gjithëpërfshirës. Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se mbetet i hapur për përmirësimin e propozim-amendamenteve por gjithnjë brenda parimeve të marrëveshjes së Prespës.

Kemi bërë thirrje dhe do të bëjmë edhe më tej për rëndësinë, kurajën dhe obligimin e deputetëve që të jenë të vetëdijshëm për shansin historik në interes të qytetarëve. Bëmë thirrje për bashkim në shoqëri për prioritetet tona kryesore kombëtare dhe të sjellim vendim të cilin gjeneratat e ardhshme do ta mbajnë në mend. Të gjithë së bashku duhet që shtetit t’i mundësojmë përparim, anëtarësim në NATO dhe BE, sepse ky është përcaktimi jonë strategjik dhe definicion për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat