Seanca gjyqësore për lëndët “Tarifa”, “Tenderët” dhe “Dhuna në Qendër”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për lëndët “Tarifa”, “Tenderët” dhe “Dhuna në Qendër”

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tenderët”, “Tarifa” dhe për procedurën e veçantë në rastin “Dhuna në Qendër”.

Seanca e kaluar për rastin “Tenderët” ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, u anulua për shkak të gjykatësve që udhëheqin këtë lëndë, pasi të njëjtët kishin gjykim edhe në rastin “Toplik”, 

Gjykimi për rastin “Tenderët” është në fazën e dëshmive, ndërsa sipas aktakuzës janë bërë keqpërdorime në tenderin për punime ndërtimore në Muzeun e OBRM-së.

Në rastin “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë, të cilët dyshohen për blerje joligjore të softverëve sistemik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Kurse në rastin “Dhuna në Qendër” mesin e të akuzuarve janë edhe Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, Mile Janakieski dhe Daniella Rangellova.

Në seancat e kaluara fajin për ngjarjet e qershorit të vitit 2013 para Komunës Qendër e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski, të cilët u dënuan me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat