Ndotja e ajrit në Maqedoni, këto janë masat që duhet t’i ndërmarrin autoritetet

Maqedonia

Ndotja e ajrit në Maqedoni, këto janë masat që duhet t’i ndërmarrin autoritetet

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Ndotja e ajrit është problem me të cilin po përballen qytetarët e Maqedonisë, sidomos në këtë periudhë kur ka filluar dhe sezoni i ngrohjes. Autoritetet mundohen që me masat e tyre të zbusin nivelin e ndotjes së ajrit, por deri më tani, nuk mund të thuhet se kanë sukses, duke e pasur parasysh se ajri përsëri është i ndotur, njofton Portalb.mk.

Në vend të masave të autoriteteve, që t’i shenjëzojnë veturat me ngjitëse ekologjike, subvencionim për  pastruesit e oxhakëve, subvencionim të trotinetëve dhe vetura elektronike, aktivisti qytetar, Besim Nebiu, rekomandon disa masa tjera për zbutjen e ndotjes së ajrit.

Të ndalohet plotësisht shfrytëzimi i vajit të djegur, stiroporit, plastikës dhe çdo mbetje tjetër për djegie dhe ngrohje në industri dhe amvisëri.

Rregullim dhe kontroll strikt të tregut të druve për ngrohje në RM.

Subvencionim për ngrohës të rinj energjetik dhe ekologjik, subvencionimi i parë për popullatën e përgjithshme, subvencioni i dytë (më i lartë) për targetimin e kategoritë e prekura sociale.

Krijim të mekanizmave garantues dhe/ose linja kreditore për financim të rinovimit të fasadave me efikasitet energjetik në objektet banesore, nëpërmjet komuniteteve të pronarëve ose ndërmarrje menaxhuese.

Krijimi i subvencioneve të targetuara për kategoritë e prekura në projekte për rinovimin energjetik-efikas të fasadave në objektet banesore nëpërmjet komuniteteve të pronarëve dhe ndërmarrjeve menaxhuese.

Ndryshim rregullator të sistemit të pagesës së ngrohjes qendrore në Shkup (kalim në pagesë individuale, në bazë të harxhimit të matur në nivel të amvisërive).

Vendosje pa pagesë e pajisjeve për matjen e harxhimit të ngrohjes qendrore në nivel të amvisërive (tani paguhet në nivel të kapacitetit dhe ndërtesës, dhe për atë është jo-efikase, e keqe dhe e shtrenjtë).

Intensifikim të projektit për gazifikim dhe subvencionim të plotë të harxhimeve për projekte për vendosjen e rrjetit terciar i cili shkon deri në shtëpi dhe banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat