Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” në mungesë të Gruevskit - Bota Sot
Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” në mungesë të Gruevskit

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” në mungesë të Gruevskit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:23
Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Gjykimi për këtë rast ndodhet në fazën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me leximin e SMS mesazheve mes të akuzuarve, të propozuara nga Prokuroria Speciale.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkovska-Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragovski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alekskoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, dëmtim të së drejtës së votës, dëmtim të lirisë së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve financiare për fushatë zgjedhore.

Gjykata në seancën e kaluar pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe i shqiptoi 30 ditë paraburgim ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...