Pendarovski në Bruksel: Maqedonia do të vazhdojë me procesin e reformave

Maqedonia

Pendarovski në Bruksel: Maqedonia do të vazhdojë me procesin e reformave

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:48
Stevo Pendarovski

Koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në selinë e NATO-s, është takuar me përfaqësuesit e vendeve anëtare të cilëve ju ka prezantuar programin për vazhdimin e reformave.

Pendarovski ka thënë se “pas përfundimit të suksesshëm” të negociatave qasëse për në NATO në muajin tetor, Maqedonia duhet të vazhdojë me reforma në mënyrë që të bëhet anëtare e plotë e Aleancës.

“Kemi qenë të detyruar që ta bëjmë një ‘mini MAP’. Ka dy procese: njëri është bisedimet aderuese që përfunduan në tetor dhe tani programi i vazhdimit të reformave. Kemi thënë çfarë do të bëjmë në çdo fushë, në fushën e ushtrisë, administratës, sigurisë dhe shërbimeve të zbulimit, sundimit të së drejtës, reforma gjyqësore dhe të tjera”, tha Pendarovski.

Maqedonia ka prezantuar program prej rreth 50 faqeve, ndërsa më pas vendet tjera anëtare kanë parashtruar pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat