OBRM-PDUKM të dielën organizon marsh protestues në Koçan

Maqedonia

OBRM-PDUKM të dielën organizon marsh protestues në Koçan

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:17
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM bëjnë thirrje qytetarëve të Koçanit që ditën e diel të dalin në marsh protestues kundër pushtetit antipopullor dhe kriminal të LSDM-së.

Nga atje thonë se Maqedoni s’po merr frymë nga qeveria e paaftë. Qytetarët po helmohen nga paaftësia e pushtetit lokal dhe qendror për ballafaqimin me ajrin e ndotur.

“Është koha që t’i themi mjaft të zezës të cilën e solli Zaev. Për këtë na bashkangjituni në protesta nëpër rrugë dhe qendra, na bashkohuni në luftën për shëndetin e fëmijëve tanë. Na bashkohuni në luftën kundër politikanëve transitore interesi i të cilëve është vetëm tenderët kriminal dhe grantet”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve të Koçanit që të dalin dhe të protestojnë ditën e diel dhe gjithashtu tu bashkangjiten edhe protestave para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ditën e mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat