OBRM-PDUKM kërkon hetim për atentatin ndaj Kiro Gligorovit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon hetim për atentatin ndaj Kiro Gligorovit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:22
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM kërkon nga institucionet e shtetit që të kryen hetim për atentatin kundër ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.

“Shteti duhet të tregojë interes dhe të hapë një hetim për atentatin ndaj ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, zëdhënësi OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, ku shtoi se edhe pas 24 vjetësh, përsëri hapet gjurmë, pas dëshmisë së ish-Presidentit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe një gazetari të shquar.

“Duhet nisur një hetim për këto pretendime. Pas ngritjes zërit, ose si të duan që të gjejnë një bazë dhe tu emërojnë këto tregues ose deklarues. Është e turpshme që akoma s’ka reagim nga institucioneve rreth dëshmive të Stojan Andovit, i cili drejtpërdrejt tha se Ljubomir Fërçkoski është i përfshirë në atentatin ndaj Kiro Gligorovit”, tha Stoilkovski.

Edhe Zoran Zaev, njëjtë si “Gjykata Kacarska” dhe “Prokuroria Ruskoska” heshtin ndaj këtyre dëshmive për atentatin ndaj Kiro Gligorovit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat