Banorët e Komunës së Kisella Vodës protestojnë për mos ndërtimin e murit mbrojtës

Maqedonia

Banorët e Komunës së Kisella Vodës protestojnë për mos ndërtimin e murit mbrojtës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Banorët e Priporit të rrethinë së Shkupit, sonte dolën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj komunës së Kisella Vodës, për shkak mos ndërtimit të murit mbrojtës, për shkak se, siç thonë ata, u shfaqën rrëshqitje të tokës në rrugë, ku edhe një person hubi jetën.

Ata bllokuan rrugën kryesore që lidhin vendbanimet përreth dhe fshatrat. Ata i bënë thirrje zyrtarëve të komunës së Kisella Vodës dhe kompania “Bagjak” kontraktorit për ndërtimin e murit, që t’ju shpjegoj se deri ku kanë arritur punë e ndërtimit të murit, ku punimet janë ndaluar për shkak të incidentit të vdekjes së një personi, i cili ishte punëtor i kompanisë.

“Ne banorët e rrugës 14 e rrethinës Pripor nuk shohim ndonjë përparim në ndërtimin e murit mbrojtës, i cili është një faktor bazë për kalim të sigurt të rrugës”, thonë banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat