Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë nesër në Maqedoni

Maqedonia

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë nesër në Maqedoni

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:18
Gramoz Ruçi

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi nesër do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku do të ketë takim kokë-më -kokë me kolegun e tij nga Maqedonia, Talat Xhaferi.

Ruçi nesër do të takohet edhe me Grupin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe do të japë deklaratë për mediumet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat