Mitsotakis: Tërheqja e linjës kombëtare është njohja e gjuhës dhe kombësisë maqedonase

Maqedonia

Mitsotakis: Tërheqja e linjës kombëtare është njohja e gjuhës dhe kombësisë maqedonase

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:08
Kyriakos Mitsotakis

Lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis tha se njohja e gjuhës maqedonase dhe e kombësisë maqedonase është një koncesion kombëtar që nuk ishte bërë nga ndonjë qeveri e mëparshme.

Mitsotakis tha se ata kishin paralajmëruar tashmë për “rreziqet e mëdha që fsheh nënshkrimin i marrëveshjes problematike e Prespës”, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Ne thamë se njohja e gjuhës maqedonase dhe e kombësisë maqedonase është një koncesion kombëtar që nuk ishte bërë nga ndonjë qeveri e mëparshme. Thjesht, Tsipras tha “po”, ku të gjithë më parë thamë “jo”. Aty ku Konstantinos Mitcotakis tha “jo”, ku Kostas Karamanlis tha “jo”, ku Antonis Samaras tha “jo”, tha Tsipras “po.” Në këtë mënyrë, ai e lejoi Zaevit që tani të na mban në dorën e tij. Na thotë: Cila Veriore e Maqedonisë, ne jemi maqedonas, flasim maqedonisht dhe nesër ne do të kërkojmë që gjuha maqedonase të mësohet zyrtarisht në vendin tonë”, tha lideri i Demokracisë së Re.

Mitsotakis, përsëriti edhe njëherë se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen e Prespës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat