Fërçkoski: Impiçment të shpejtë dhe gjykim të Presidentit

Maqedonia

Fërçkoski: Impiçment të shpejtë dhe gjykim të Presidentit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:18
Ljubomir Fërçkoski

Impiçment të shpejtë dhe gjykim të Presidentit, sipas profesorit Ljubomir Fërçkoski, mund të ndodhë pas mbarimit të hetimeve të ngjarjeve të 17 prillit dhe nëse vërtetohet se Gjorgje Ivanov ishte përfshirë në skenarin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai tha se nëse shqiptarët që dyshohet se ishin të armatosur dhe do të kalonin urën, puna do të shkonte shumë larg, por ai mendon se amerikanët ndërhynë në minutën e fundit.

Ai thotë se ka pasur njerëz që janë paguar në mënyrën më të ulët të mundshme, për të djegur. Ai beson se maja e folesë kriminale duhet të sillet para drejtësisë, e cila po përgatiste një skenar monstruoz të grushtit të shtetit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani mendon se pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, njerëzit janë bërë më të guximshëm dhe me dëshmitë e dhëna shumë njerëz do të dalin në pah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat