OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka kredibilitet dhe kapacitet që të udhëheq ekonominë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka kredibilitet dhe kapacitet që të udhëheq ekonominë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:57
OBRM-PDUKM

Partia opozitare e OBRM-PDUKM-së akuzon LSDM dhe Zoran Zaevin për shkatërrim të ekonomisë së Maqedonisë.

“Zoran Zaev për vete dhe kartelin që e udhëheq ka parashikuar buxhetin më të madh në historinë e Republikës së Maqedonisë. Kjo do të thotë vjedhje masive e qytetarëve përmes taksave më të larta dhe dënimeve që të pasurohet Zaev dhe karteli i tij”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas hulumtimeve të fundit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, deri në 77% e të rinjve duan të largohen nga Republika e Maqedonisë,

Nga atje shtojnë se gjer sa vendet e rajonit dhe të Evropës përjetojnë një rilindje të ekonomive të tyre, Maqedonia vazhdon me hapat e vendeve afrikane.

“LSDM s’ka kredibilitet dhe kapacitet për të udhëhequr me ekonominë”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat