Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese do të votohen më 15 janar

Maqedonia

Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese do të votohen më 15 janar

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:29
Talat Xhaferi

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, tha se sot mbarojnë diskutimet publike rreth amendamenteve kushtetuese dhe se pret që Qeveria t’i dorëzojë që më pastaj më 17 dhjetor të thirr komisionin e ndryshimeve kushtetuese ku deputetët mund të propozojnë amendamente.

I gjithë procesit sipas Xhaferit do të duhet të përfundoj në mes të janarit, ndërsa data më e përafërt që do të caktojë seancë plenare e caktoi 9 janarin, respektivisht 15 janari, kur duhet të votohen ndryshimet kushtetuese.

Në fazën e fundit të votimit të ndryshimeve kushtuese është e nevojshme shumica e dy të tretave.

Xhaferi këtë deklaratë e tha pas takimit të tij me homologun nga Shqipëria, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat