Ruçi garanton ratifikim të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Ruçi garanton ratifikim të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 19:55
Ruçi dhe Zaev

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, Kryekuvendari i Shqiprisë, Gramoz Ruçi u takua me Kryeministrin Zoran Zaev.

Me këtë rast, Ruçi ka vlerësuar lartë mençurinë dhe qetësinë e kryeministrit Zaev, dhe se sipas tij, kjo ka siguruar edhe pengimin e destabilitimit të Maqedonisë natën e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai i vlerësoi si të sinqerta marrëdhëniet dypalëshe Maqedoni-Shqipëri, përshëndeti marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, dhe paralajmëroi se Kuvendi i Shqipërisë do ta votojë ndër të parat vende protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Nga ana tjetër Kryeministri Zoran Zaev falënderoi Shqipërinë për mbështetjen për anëtarësimin në NATO, duke shtuar se të dy vendet bashkëpunojnë, sidomos në sferën e ekonomisë.

Në takim u vlerësua projekti “One Stop Shop” për menaxhim të integruar kufitar, që duhet të zbatohet në pranverë.

Palët përshëndetën dhe vlerësuan konceptin për një shoqëri për të gjithë në Maqedoni dhe për përparimin e të drejtave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat