Edhe tre javë deri në përfundimin e afatit të legalizimit të fermave në Maqedoni

Maqedonia

Edhe tre javë deri në përfundimin e afatit të legalizimit të fermave në Maqedoni

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Bujqit kanë edhe tre javë hapësirë që të mund të kërkojnë legalizimin e fermave ose objekteve shoqëruese të ngritura në tokë ndërtimore.

Këtë ua mundëson ndryshimi i Ligjit për procedim me ndërtimet e paligjshme, që janë nën Ministrinë për Transport dhe Lidhje.

Në këtë rast, me rëndësi është se bujqit nuk kanë nevojë që t’i kenë të gjitha dokumentet, por para skadimit të këtij afati duhet të dorëzojnë kërkesë legalizimi.

Statusi i pazgjidhur i këtyre rasteve ndikon negativisht në mundësinë e modernizimit dhe u pamundëson firmave që ta shfrytëzojnë ndihmën shtetërore për bujqësi që ofrohet përmes programeve për zhvillim rural, ose përmes IPARD fondeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat