Seanca të reja për lëndët “Tenderë”, “Tortura”, “T.N.T.”, , “Tarifa” dhe “Trajektorja” - Bota Sot
Seanca të reja për lëndët “Tenderë”, “Tortura”, “T.N.T.”, , “Tarifa” dhe “Trajektorja”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët “Tenderë”, “Tortura”, “T.N.T.”, , “Tarifa” dhe “Trajektorja”

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Foto

Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderë”, “Tortura”, “T.N.T.”, , “Tarifa” dhe “Trajektorja”.

Rasti “Tenderë” ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin e zbatimit të punës ndërtimore të muzeut të OBRM-së nga projekti “Shkupi 2014” është në procedurë dëshmuese.

Sipas Prokurorisë, një pjesë e punëve në muze janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallje për ndarje të marrëveshjes për furnizim dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin e furnizimeve publike, Kançeska-Milevska përmes bisedimeve me drejtorin gjenerat të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shupi ka propozuar të punohet me punën në muze, ku janë kryer punë ndërtimore para se të arrihet marrëveshja për furnizim publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancë të re sot do të ketë edhe lënda “Tortura”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Ivica Antevski ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” dhe pesë persona tjerë të njësitit.

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë për lëndën “T.N.T.” që është në procedurë dëshmuese. Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, që është në paraburgim në burgun “Shkupi” dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarin në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar kompleksin “Kosmos” të Fijat Canovskit.

Gjithashtu seancë të re do të ketë edhe për rastin “Tarifa” ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera.

Në këtë lëndë bëhet fjalë për akakuzë për furnizimin ilegal të sistemit softuer për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM, që kushton rreth katër milion euro. Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën dhe procedurën për furnizimin publik.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski i cili është në paraburgim në burgun e “Shkupit”, ish-zëvednëskryeminsitri Vlladimir Peshevski dhe ish-drjtori i ndërmarjes publike rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski për lëndën “Trajktorja”.

Sipas akuzave të PSP-së ata në gjysën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marë më shumë veprime ku në procedurë për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrugëve Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shfrytëzuar kompetencat e tyre. Më këtë, sipas PSP-së, i kanë shktakuar dëm buxhetit shtetërora së paku 155 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...