Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fazë përfundimtare

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fazë përfundimtare

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Procesi i ndryshimeve kushtetuese pas mbajtjes së pesë debateve që i organizoi Qeveria për katër draft-amendamentet, hyn në fazë përfundimtare. Qeveria ka për obligim ta dorëzojë raportin deri te Kuvendi për debatet publike dhe propozim-amendamentet, ku sipas Rregullores së Kuvendit, kryetari i Kuvendit duhet të caktojë seancë plenare jo më herët se tridhjetë ditë. Në këtë fazë të ndryshimeve kushtetuese, amendamente në draft-amendamentet mund të dorëzojnë edhe deputetët. Amendamentet kushtetuese do të konsiderohen të miratuara nëse ato do të marrin mbështetjen e mbi 80 deputetëve.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tashmë njoftoi debatin e komisionit për amendamentet e Kushtetutës për 17 dhjetor, dhe seancë plenare në Kuvend që duhet të caktohet më së voni 9 janar vitin e ardhshëm, ndërsa votimi do të ndodhë më 15 janar.

“Qeveria është e detyruar të paraqesë një raport në Kuvend në lidhje me debatet publike, si dhe draft-amendamentet që do të duhet të debatohen në fazën përfundimtare të seancës plenare. Sipas Rregullores së Punës, debati në komision do të mbahet më 17 dhjetor, ku mund të propozohen ndryshime në amendamentet e propozuara nga Qeveria. Me përfundimin e debatit në komision që do të zgjas as sa është e parashikuar në Rregullore, parashikimet e mia janë që seanca plenare duhet të përfundojë më 15 janar ku edhe përfundimisht do të ndodh votimi i amendamenteve të Kushtetutës”, tha Xhaferi pas takimit me homologun e tij Gramos Ruçi.

Kryeministri Zoran Zaev, në debatin e katërt të ndryshimeve kushtetuese, që u mbajt në Shtip, theksoi se ndryshimet kushtetuese do t’i ndihmojnë shtetit të braktisë të kaluarën dhe të ec përpara. Kanë propozuar amendament të garantojnë të drejtën e vetëvenvosjes, ndërsa gjuha mbetet maqedonase, potencoi Zaev. Ai tha se Greqia nuk përgatit aneks në marrëveshje nëlidhje me gjuhën, dhe bëri thirrje në kujdes në retorikën në Greqi dhe Bullgari.

“Gjithsecili prej neve duhet të kontribuojë dhe jam i bindur se idetë tuaja gjithashtu do të kontribuojnë, kjo është mundësi, që duhet ta shfrytëzojmë që Maqedonia të ec përpara, drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Zaev.

Debati i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu u mbajt në Tetovë, ku zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska dhe Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksuan se ngarkimi i këtij procesi me tema tjera mund të kontribuojë në dështimin e afatit, dhe kështu edhe largim nga qëllimi kryesor, anëtarësimi në BE dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat