Trajko Veljanovski do të dëshmojë për “27 prillin”

Maqedonia

Trajko Veljanovski do të dëshmojë për “27 prillin”

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Trajko Veljanovski

Me dëgjimin e katër dëshmitarëve, ku është edhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend.

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska njoftoi se në seancën e caktuar të enjten do të dëgjohen dëshmitarë ndërsa të premten Prokuroria do të propozojë dëshmi shtesë

Ajo potencoi se javën e ardhshme planifikohet që të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre të fillojnë me fjalët përfundimtare.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat