Politika e Zaevit dhe e Ali Ahmetit është politikë e spektakleve

Maqedonia

Politika e Zaevit dhe e Ali Ahmetit është politikë e spektakleve

Nga: D. B. Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Sulejman Mehazi

Veprimet politike në Maqedoni janë më shumë spektakulare qesharake, sesa serioze politike, pasi kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në vazhdimësi shet kopalla politike. Kjo për faktin se gjatë bisedës që po bënte me Kryetarin e Maqedonisë Ivanovin i thoshte se do ta nënshkruante dekretin për zyrtarizmin e gjuhës shqipe.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky njeri është i kënaqur me protestat e përditshme të studenteve anekënd vendit, e me parlamentin e Shqipërisë, ku sipas tij, ai tani përpiqet  ti “kënaq” edhe shqiptarët e Maqedonisë.

“Kësaj i thonë maqedonisht: "dojdimi odimi i nishto" për shqiptarët. Maqedonia e Zaevit nisi me spektaklet e bombave telefonike, vazhdoi me spektaklet e 27 prillit, me referendumin qesharak për ndërrimin e emrit, dhe me ikjen e Gruevskin në Hungari. Madje edhe sot e kësaj dite vazhdojnë spektaklet e grevës të grupit të Kumanovës në Burgun e Shutkës, spektakli më i rëndë politik i Zaevit është falja” e atyre që donin të bënin grushtet të ditës së 27 prillit. Spektakël i paparë të falen "grusht shtetasit" e në anën tjetër mos të falen të burgosurit e Kumanovës. Lirisht mund të themi se politika e Zaevi dhe e Ali Ahmetit është politikë e spektakleve dhe asgjë më shumë”, është shprehur profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat