Szijjarto: Verën e ardhshme duhet të fillohen bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia

Szijjarto: Verën e ardhshme duhet të fillohen bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 19:43
Peter Szijjarto

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto kërkon nga Bashkimi Evropian që të filloj bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë verën e ardhshme.

Szijjarto përgëzoi Serbinë dhe Malin e Zi për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e për anëtarësim në BE.

Ai thotë se përshpejtimi i integrimeve evropian në Ballkanin Perëndimor është “arma më e mirë” për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon për një periudhë afatgjatë.

Duke folur në konferencën mbi kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Paris, Siyarto tha se Hungaria po ndihmon Maqedoninë dhe Serbinë në kontrollin e kufirit, jo vetëm kur është fjala për emigrantët e paligjshëm, por edhe kur bëhet fjalë për çështjet tregtisë ilegale të armëve.

“Ne duhet të kujdesemi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sepse ai ka një ndikim në të gjithë Evropën”, tha Szijjarto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat