Trupi i pajtimit do të bisedojë për Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Trupi i pajtimit do të bisedojë për Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Kuvendi i Maqedonise

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojë mbledhja e dytë e Grupit të Punës për Pajtim të Grupit Kuvendar Ndërpartiak për pajtim, Reforma dhe Integrim që duhet të rregullohet propozim-ligji për amnisti.

Mbledhja e të hënës u anulua për shkak të informacioneve të reja ku ishin të nevojshme konsultime shtesë në lidhje me amnistinë për një pjesë të pjesëmarrësve në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar, 

Në mbledhje të Grupit i pranishëm ishte edhe zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Risteski.

Propozimi i Grupit Ndërpartiak më pastaj duhet të procedohet në Trupin Koordinues që e kryesojnë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski dhe Emiliuja Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve, dhe numëron 25 anëtarë. Në mesin e këtyre anëtarëve janë, koordinatorët e grupeve kuvendare me përjashtim të OBRM-PDUKM-së, dhe përfaqësues të deputetëve të pavarur dhe partitë që nuk kanë grupe kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat