Policia gjeti armë dhe marihuanë në shtëpitë e disa shkupjanëve

Maqedonia

Policia gjeti armë dhe marihuanë në shtëpitë e disa shkupjanëve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Njësiti i tregtisë ilegale të SPB Shkup ka kryer kontrolle në shtëpitë e disa personave të Shkupit me qëllim zbulimin dhe konfirmimin e veprave penale “përpunim ilegal, tregi me armë dhe materieve shpërthyese” dhe “Tregti ilegale dhe lëshim në treg të drogave narkotike”.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar lëndë që janë dhënë për ekspertizë, ndërsa personat janë arrestuar në stacionin policor

Siç kumtojnë nga MPB, në shtëpinë e G.J (41) është gjetur dhe konfiskuar pistoletë me plumba, ndërsa te personi D.K (27) janë gjetur plumba dhe mjet shpërthyes. Te personi N.A (22) janë gjetur nëntë qese të marihuanës dhe te personi M.J (26) dy paketime me marihuanë.

Njësiti i SPB Shkup ka vepruar sipas urdhrave të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat