Ruskoska: Nëse ka dëshmi shtesë, është e mundur procedurë e re për “27 prillin”

Maqedonia

Ruskoska: Nëse ka dëshmi shtesë, është e mundur procedurë e re për “27 prillin”

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:42
Prokurorja Publike Villma Ruskoska

Prokurorja Publike Villma Ruskoska sot deklaroi se mblidhen materialet për personat që ishin përmendur në gjykimin për ngjarjet në Kuvendit për 27 prillin.

Për shkak kësaj, siç tha ajo, nuk mund të niset procedurë vetëm duke u bazuar në deklaratën e një të akuzuari. Ajo theksoi se nëse ka dëshmi nuk do të ketë zgjerim të procedurës, por se mund të ketë procedurë të re, 

“Në bazë të dëshmisë për ndodhitë e 27 prillit, për personat që ishin përmendur mblidhen dëshmitë, për shkak se e dine se në bazë të deklaratës së të akuzuarit nuk mund të niset procedura. Nuk mund të udhëhiqet procedura, as në bazë të deklaratës së një dëshmitari nëse nuk ka materiale dëshmuese”, tha Ruskoska duke u përgjigjur para konferencës për luftimin e korrupsionit.

Ajo tha se nuk do të ketë zgjerim, por se është e mundur të ketë procedurë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat