Ish-kryetari i Novo Sellës, Boro Stojçev del më herët nga burgu

Maqedonia

Ish-kryetari i Novo Sellës, Boro Stojçev del më herët nga burgu

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:15
Boro Stojçev

Ish-kryetari i Novo Sellës, Boro Stojçev, në vend që gjashtë muaj, mbajti burg vetëm për pesë muaj. Ai sot doli nga burgu në Strumicë, i cili ishte i dënuar për shkak të tregtimit të paligjshëm me cigare.

Lajmin e konfirmoi edhe drejtori i burgut të Strumicës, Borçe Cvetkov. Ai njoftoi se Stojçev nga burgu ka dalë një muaj më herët, sepse ka pasur sjellje të mirë dhe sipas ligjit drejtori i burgut mund t’ia ulë dënimin për 30 ditë.

Stojçev u dënua me gjashtë muaj burg më 12 korrik të këtij viti dhe duheshe që të lirohet më 12 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat