Nimetz: Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme për rajonin dhe për marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit

Maqedonia

Nimetz: Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme për rajonin dhe për marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:07
Matthew Nimetz

“Marrëveshja e Prespës është shumë hap i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe për marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz pas takimi në New York me shefin alternative të diplomacisë greke, Georgios Katrougalos.

“Shihet qartë se procesi politik në të dy shtet përparon, dhe unë si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara mbes në gatishmëri të ndihmoj. Nëse dy palëve u nevojitet ndihma ime, Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë”, tha Nimetz.

Katrougalos theksoi se në takimin me Nimetz ka përsëritur “përkushtimin e Greqisë në përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës, me parakusht që nënkupton, që ky përkushtim është edhe nga pala tjetër”.

“Biseduam për zhvillimin dhe për probleme të caktuara që u krijuan gjatë periudhës së kaluar dhe e falënderova për kontributin e rëndësishëm që ka bërë deri tani, shpresoj që më në fund, të zgjidhet kjo çështje”, tha Katrougalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat