OBRM-PDUKM: Asnjë denarë nuk është ndarë për masat kundër ajrit të ndotur në dy vitet e kaluara

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Asnjë denarë nuk është ndarë për masat kundër ajrit të ndotur në dy vitet e kaluara

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase thonë se “ndotja e ajrit në qytet arriti deri 328 mikrogramë në metër katror, ndërsa Zaevi, Shilegovi, Maksimi, Natasha dhe Kosta nuk ndërmarrin asgjë”.

“Manastirasit, shkupjanët, si dhe qytetarët e Strumicës dhe Kumanovës mbrëmë ngulfateshin me ajër kancerogjen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, spitalet në Maqedoni secilën ditë mbushen me dhjetëra qytetarë me probleme të zemrës dhe mushkërive si pasojë e ajrit të ndotur.

“Zoran Zaevi para më shumë se dy viteve premtonte ajër të pastër menjëherë kur do ta marrin qeverisjen, tash dy vite më vonë, ajri nuk është më i pastër, përkundrazi ajri është problem për qytetarët”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Në fund ata thonë se nuk ndërmerr asgjë në zgjidhjen e ajrit të ndotur dhe se nga 7 miliard euro që janë shpenzuar gjatë këtyre dy viteve asnjë denarë nuk është ndarë për projekte dhe masa që do ta ulin ajrin e ndotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat