LSDM: Të gjithë institucionet punojnë për ajër të pastër dhe mjedis të pastër jetësor

Maqedonia

LSDM: Të gjithë institucionet punojnë për ajër të pastër dhe mjedis të pastër jetësor

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:12
LSDM

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “pas injorimit për një dekadë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe të gjitha institucionet punojnë në sigurimin e ajrit të pastër dhe mjedisit të pastër jetësor”.

Ata thonë se injorimi për 11 vite për ajrin e ndotur nga ana e OBRM-PDUKM-së kontribuojë që ndotja e ajrit të jetë problem i madh.

“Pas injorimit për një dekadë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM bashkërisht me institucionet kompetente në nivel vendor dhe qendror vazhdimisht ndërmarrin masa ndaj ajrit të ndotur”, thuhet në kumtesën e partisë maqedonase në pushtet.

Nga LSDM përmendim disa masa siç janë mbjellja e fidanëve, furnizimi i autobusëve ekologjik, subvencionet për peletat dhe të tjera duke thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Qëllimi, sipas LSDM-së, është që të ulet ndotja e ajrit për 50% për dy vite, ndërsa në nivel shteti nga 30-50.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat