“DSK ka përgjuar vëllaun dhe bashkëshorten e Sasho Mijallkov”

Maqedonia

“DSK ka përgjuar vëllaun dhe bashkëshorten e Sasho Mijallkov”

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Në seancën e sotme për lëndën e përgjimit masovik, “Shënjestra-Fortesa”, vazhdoi të dëshmojë ish-inxhinieri i punësuar në MPB, Gjoko Llazareski. Në dëshminë, Llazareski tha se në shënjestër të përgjimit ka qenë vëllai i Sasho Mijallkovit, Vllatko Mijallkov dhe bashkëshortja e tij, Aleksandra.

Prokurori Artan Ajro e pyeti Llazaresvkin se çfarë mendon saktësisht se ka pasur numra që kanë qenë senzitive për përgjimin e komunikatave, Llazarevski tha se këto kanë qenë dy shënjestra: “Njëri Vllatko Mijallkov, vëllau i të akuzuarit Sasho Mijallkov, dhe tjetri i Aleksanrës, bashkëshortes së Sasho Mijallkov”, tha dëshmitari.

Ai sqaroi se ka hequr mbi 800 gigabajt materiale nga sistemi për përgjimin e komunikimeve, duke shpjeguar se si në mënyrë teknike ka përpunuar të dhënat që më lehtë të lexohen dhe të sistematizohen.

Llazarevski në pyetjen se përse e ka paraqitur rastin në MPB tha “në afat prej 3 vitesh, unë dhe Zvonko nxjerrshim bisedat ilegalisht të regjistruara nga sistemi i MPB. Qëllimi ishte të raportohet se janë aktivitet ilegale dhe i gjithë materiali iu dorëzua Zoran Verushevskit”, tha dëshmitarit.

Në lëndën “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë ish komandanti i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoski, që janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladmiri Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë të Drejtorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat