Sasho Mijallkov ofron garanci prej një milion euro për të dalë nga burgu i Shkupit

Maqedonia

Sasho Mijallkov ofron garanci prej një milion euro për të dalë nga burgu i Shkupit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 14:13
Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ka ofruar garanci prej një milion euro për të dalë nga burgi “Shkupi” në Shuto Orizare, konfirmoi avokati i tij Ljupço Shvrgovski.

Për garancinë e ofruar duhet të vendos gjykatësi në procedurë paraprake.

Nga 20 nëntori Mijallkovit i është caktuar masa e paraburgimin për lëndën që ka të bëjë me përgjimet ilegale “Shënjestra-Fortesa”.

Prokuroria Speciale Publike pas dhjetë ditësh kërkoi të hiqet paraburgimi dhe kërkoi paraburgim të ri për hetimin e lëndës “Perandoria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat