Qeveria e ShBA-ve dhuron pajisje dhe automjete speciale MPB-së

Maqedonia

Qeveria e ShBA-ve dhuron pajisje dhe automjete speciale MPB-së

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 14:47
Pajisjet dhe automjet në vlerë rreth 500.000 dollarë janë siguruar nga Qeveria e ShBA-ve

Ambasadori i ShBA-ve, Jess Bailey sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dha dhurimin e pajisjeve dhe automjeteve Repartit për punë kufitare dhe emigrim dhe Sektorit për zbulim kriminal dhe analizë pranë Repartit për gjetjen e krimit të organizuar

Pajisjet dhe automjet në vlerë rreth 500.000 dollarë janë siguruar nga Qeveria e ShBA-ve nëpërmjet programit për kontroll të importit dhe sigurisë kufitare pranë ambasadës së ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë.

“Edhe sot, si shumë herë, kemi nderin t’ju informojmë edhe një dhurim të rëndësishëm nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që janë për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Këtë herë, policia e Maqedonisë merr donacion pajisje teknike, që menjëherë do të vihen në funksionim në njësitë e MPB-së, ndërsa pjesa tjetër si dy furgonet apo sisteme të lëvizshme për zbulimin e materialit radioaktiv do të përdoren edhe nga institucionet tjera kompetente siç është Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovski.

Ambasadroi i ShBA-ve Jess Bailey tha se programi për kontrollimin e importit dhe siguresë kufitare dhe Departamenti i Energjetikës të ShBA-ve japin këtë dhurim për t’i përmirësuar kapacitet në Ministrinë e Punëve të brendshme, Drejtorisë Doganore dhe Drejtorisë së Sigurisë së Rrezatimit për të kryer operacione profesionale të kontrollit kufitar dhe sigurisë së brendshme.

Dhurimi është në vlerë prej 500.000 dollarë dhe ka dy furgone speciale me pajisje mobile për zbulimin e radiacionit, një anije patrullimi që do të përdoret për mbikëqyrjen e Liqenit të Ohrit, si dhe një pajisje për analizën e pajisjeve elektrike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat