Sonte në mesnatë përfundon debate për Buxhetin në komisionet parlamentare, vazhdon në seancë plenare

Maqedonia

Sonte në mesnatë përfundon debate për Buxhetin në komisionet parlamentare, vazhdon në seancë plenare

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:54
Sonte në mesnatë përfundon debate për Buxhetin në komisionet parlamentare, vazhdon në seancë plenare

Shkup, 13  dhjetor – Sonte në mesnatë (13 dhjetor 2019) përfundon kështu maratona tetë ditore e debatit në lidhje me Buxhetin e shtetit për vitin 2019 ku pjesë e këtij debati parlamentar nëpër komisionet parlamentare ka qenë zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi e cila njëherit edhe ka elaboruar dhe ka mbrojtur projekt-ligjet e buxhetit.

Pas debatit 10  ditorë që është debatuar nëpër komsionet parlamentare si përfaqësuese e Qeverisë, zv.ministrja Elezi ka mbrojtur edhe projekt-ligjet dhe projektet të cilat kanë të bëjnë edhe për pjesën shqiptare ku në vazhdimësi kemi treguar se janë një numër mjaft i madh i projekteve të cilat në buxhetin e ri janë destinuar për vendbanimet shqiptare.

E ndërkohë që pas përfundimit të debatit nëpër komisionet parlamentare, i njejti debat pritet të kalojë në seancë plenare ku pritet të debatohet edhe aty për disa ditë 5  sipas kornizës ligjore të paraparë ndërsa më pas do të shkohet në votim për miratim të buxhetit për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat