Kompania e vëllait të Krsto Mukoskit fiton tender

Maqedonia

Kompania e vëllait të Krsto Mukoskit fiton tender

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Krsto Mukoskit

Kompania “Artium” i vëllatit anëtarit dhe deputetit të OBRM-PDUKM, Krsto Mukoskit ka fituar tender.

Kompania “Atrium”, menaxheri i së cilës është Boban Mukoski, vëllai i deputetit Krsto Mukoski, ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe investimin e objekteve të menaxhuara nga shoqëria aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe zyrave të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, njofton “Nezavisen”.

Në sistemin elektronik për blerje publike, kompania njofton se ka lidhur kontratë për blerje publike me kompaninë nga Vevçani, vlera e të cilave do të përcaktohet në bazë të pozitave reale dhe sasive të realizuara, por se nuk do të kalojë shumën e 579 mijë eurove pa TVSH-në.

Zyrtarisht, nga shoqëria aksionare shtetërore thonë se proceduar është në pajtueshmëri me ligjin

“Në lidhje me reagimet publike në lidhje me zgjedhjen e kompanisë “Atrium” për nevojat e vazhdueshme dhe mirëmbajtjen e investimeve të objekteve, duhet të theksojmë që e gjithë procedura është plotësisht dhe vazhdimisht në përputhje me ligjet ekzistuese”, thonë nga shoqëria aksionare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat