Vazhdojnë gjykimet për lëndët “Toplik” dhe “Titanik 3”

Maqedonia

Vazhdojnë gjykimet për lëndët “Toplik” dhe “Titanik 3”

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Toplik” dhe “Titanik 3”.

Në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte dhe pesë persona tjerë.

Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka themeluar Komision për ofertim publik, ku ka urdhëruar të zgjidhet një ofertues për blerjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad”, edhe pse kompania nuk i plotësonte kushte për të.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes me fajin e ministrisë, e ka obliguar ministrinë të paguaj 1 milion euro me kamatë personit juridik “San Siti”. Sipas Prokurorisë, Janakieski dhe personat tjerë të akuzuar e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë apo për 1 milion e 44.000 euro.

Gjithashtu në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata ngarkohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale kanë shkatërruar material zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat