Mehazi: Urime zemra e fuqisë mbrojtëse, ushtria e Kosovës!

Maqedonia

Mehazi: Urime zemra e fuqisë mbrojtëse, ushtria e Kosovës!

Nga: Bota sot Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:38
Sulejman Mehazi

Formimin e ushtrisë së Kosovës e ka uruar edhe opinionisti nga Maqedonia Sulejman Mehazi.

Ai në një urim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se ushtria e Kosovës, do të qarkullojë natë e ditë në çdo cep të Kosovës kundër “mikrobeve armiqësore”.

Urimi i plotë:

Urime zemra e fuqisë mbrojtëse, ushtria e Kosovës!

Sot Republika e Kosovës mori Zemrën e fuqisë lëvizëse mbrojtëse, ajo do të bëjë qarkullimin e saj natë e ditë në çdo cep të Kosovës, do të mbush çdo damarë të saj me forcë mbrojtëse kundër bacileve, mikrobeve armiqësore. Tani e tutje fëmijët, gratë, pleqtë e Kosovës do mbrohen nga djemtë e ri të Kosovës, e lurrë më nga njerkat e ardhur në Kosovë., por nga Zemrat e mbushura me dashuri, nga gjaku i nënave shqiptare të Adem Jasharajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat