Galloway: Marrëveshja e Prespës është historike dhe procesi duhet të mbarojë

Maqedonia

Galloway: Marrëveshja e Prespës është historike dhe procesi duhet të mbarojë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Rachell Galloway

“Deputetët tash e kanë përgjegjësinë e madhe të tregojnë dialog të vërtetë dhe të përkrahin standardet demokratike dhe me këtë të jenë shembull pozitiv për gjithë shoqërinë. Marrëveshja e Prespës është historike dhe procesi duhet të mbarojë”, theksoi sot ambasadorja e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Rachell Galloway në shënimin e marrëdhënieve 25 vjeçare dhe nënshkrimin e një Memorandumi të ri për Bashkëpunim në Kuvendin e Maqedonisë me Fondacionin “Westmister”.

Sipas saj puna e Kuvendit paraqet kontribut të rëndësishëm në agjendën euroatlantike të Maqedonisë dhe se marrëveshja e Prespës është historike që i mundëson Maqedonisë t’i ndjek qëllimet e saja strategjike.

Ne, shtoi ajo, jemi këtu t’ju mbështesim në qëllimet e juaja strategjike si anëtarësimi në NATO dhe BE. Stabiliteti, siguria dhe prosperitet juaj do të ndikojë ndaj gjithë neve.

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin e tij ceku se Britania e Madhe gjatë 25 viteve të kaluara është treguar si mik i vërtetë i Maqedonisë dhe Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat