Ziadin Sela i reagon Zaevit: Mos u përziej në punët e Kosovës

Maqedonia

Ziadin Sela i reagon Zaevit: Mos u përziej në punët e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Ziadin Sela

Pas deklaratës së Zoran Zaevit se themelimi i Ushtrisë së Kosovës ishte i hershëm, Aleanca Shqiptare në Maqedoni i reagoj menjëherë duke kërkuar që të i tërheq menjëherë fjalët.

Këtë reagim e ka bërë lideri i Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela përmes Facebooki’it.

Sipas Selës, Zaevi me këto deklarata po e tregon fytyrën e tij të zezë nacionaliste dhe se po vë në dyshim raportin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu lideri i Aleancës Shqiptare theksoi se Kosovën pa ushtri e dëshiron vetëm Serbia dhe Rusia.

Ziadin Sela i sugjeroi që të Zaevi që të i shikoj punët e Maqedonisë dhe të mos përzihet në politikën e brendshme të Kosovës.

Më poshtë keni reagim e plotë të Ziadin Selës:

ASH porosit Zaevin: Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia!
Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës se nuk na qenka koha tani, apo se Ballkani nuk duhet të bëhet fuçi baruti, madje duke apeluar tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj.
Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës.
Aleanca për Shqiptarët kërkon që Kryeministri Zaev sa me parë të heq deklaratën e tij dhe ti Urojë në emër të Maqedonisë Qeverisë së Kosovës për Ushtrinë e saj.

Aleanca për Shqiptarët

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat