MPPS: Reformat në sistemin social për fëmijë në Maqedoni janë në përputhje me udhëzimet e UNICEF-it

Maqedonia

MPPS: Reformat në sistemin social për fëmijë në Maqedoni janë në përputhje me udhëzimet e UNICEF-it

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:22
Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) konsideron se reformat në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve janë në përputhje me udhëzimet e Agjencisë UNICEF.

Sipas kësaj Ministrie, konkluzat e analizave të UNICEF-it janë në përputhje me reformat në vend.

MPPS bën të ditur se në lidhje me shtesën për fëmijën e tretë, UNICEF thekson se masa tërheq harxhime të mëdhaja, ndërsa shumë amvësirë me fëmijë nk marrin asnjë ndihmë.

Gjithnjë sipas kësaj ministrie, UNICEF-i ka udhëzuar transformim të kësaj mase, duke marrë parasysh ndikimin e ulët që familjet të kenë më shumë fëmijë, pra sistemi i tanishëm i ndihmës sociale nuk i jep rezultatet e dëshiruara.

Me reformimin e sistemit të së drejtës për mbrojtje të fëmijëve, të drejtë për shtesë fëmijërore do të kenë familjet me të ardhura të oakta, respektivisht nga 3200 numri do të rritet në 73.500. Këtu shtohet edhe shtesa arsimore, ku nga 3800 fëmijë, tani përfitojnë 64.316 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat