Sheqerinska: Funksionarët që shkelin ligjin duhet të japin llogari

Maqedonia

Sheqerinska: Funksionarët që shkelin ligjin duhet të japin llogari

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:46
Radmilla Sheqerinska

Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes, njëra nga të sulmuarat fizikisht natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ka folur rreth amnistisë së shumëpërfolur për të akuzuarite kësaj nate të dhunshme.

E ftuar në 1TV, Sheqerinska thotë se kanë përgjegjësi si njerëz në Qeveri që t’i ndihmojmë shtetit që të ecë përpara drejt qëllimit, të mos i përsëritë gabimet, kurse mundësia e vetme që kjo të bëhet është vetëm e ardhmja në NATO dhe BE.

Sheqerinska shprehet se OBRM-PDUKM-ja ka kërkuar amnisti për krimet dhe keqpërdorimet, për lëndët e PSP0së dhe për gjithçfarë ka të bëjë me aferën e bombave. Ajo thotë se nuk janë të gjithë njëjtë përgjegjës për ngjarjet në Kuvend, dhe se kjo i lihet ligjit, pa u përzier në punën e gjykësisë.

Tutje, Sheqerinska thotë se vendi duhet patjetër të bëhet i mirë, dhe se kjo ndodh vetëm nëse ata që e shkelin ligjin dhe që janë në funksione më të larta japin llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat