Tzanakopoulos: Marrëveshja e Prespës i zgjidh aspektet irredentiste

Maqedonia

Tzanakopoulos: Marrëveshja e Prespës i zgjidh aspektet irredentiste

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:47
Dimitris Tzanakopoulos

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos thotë se janë duke u përpjekur që të dërgojnë mesazhin e demokracisë, pajtimit, solidaritetit dhe mirëkuptimit.

Sipas tij, në të njëjtën kohë Maqedonia, Selaniku dhe Greqia Veriore nuk meritojnë nacionalizëm, urrejtje, mostolerancë.

Protestat e paralajmëruara në Selanik, Tzanakopoulos i vlerëson si praktika të papranueshme për një vend dhe shoqëri demokratike.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai thotë se ndryshimet kushtetuese paraqesin respektim të marrëveshjes, kurse zbatimi i marrëveshjes do të sjell një periudhë të re.

Sipas tij, marrëveshja i zgjidh aspektet irredentiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat