Zhbogar: Seriozisht jam i shqetësuar mbi trysninë e deputetëve

Maqedonia

Zhbogar: Seriozisht jam i shqetësuar mbi trysninë e deputetëve

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
Samuel Zhbogar me Zeqir Ramçilloviq, Elizabeta Kançevska-Milevska, Vlladanka Aviroviq, Emilija Aleksandrova dhe Nola Ismajloska-Stavrova

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, dje realizoi takim me një pjesë të deputetëve të cilët mbështesin reformat për integrim në BE, ku dhe shprehu shqetësimin e tij për trysnin që bëhet mbi to.

Zhbogar u takua me Zeqir Ramçilloviq, Elizabeta Kançevska-Milevska, Vlladanka Aviroviq, Emilija Aleksandrova dhe Nola Ismajloska-Stavrova.

“Realizuam takim me deputetët të cilët i mbështesin reformat për integrim në BE, pajtimit dhe debatit për ndryshimet kushtetuese. Seriozisht jam i shqetësuar për shkak të informacioneve për ekzistencën e trysnisë mbi ta dhe familjeve të tyre”, shkruan Zhbogar në profilin e tij Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat