Sindikata e Pavarur e Policisë: Policia është në terren pa xhaketa dimërore

Maqedonia

Sindikata e Pavarur e Policisë: Policia është në terren pa xhaketa dimërore

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:24
Sindikata e Pavarur e Policisë

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPS) sot në një konferencë shtypi njofton se një grup i policëve ka marrë uniforme. Sipas tyre, bëhet fjalë për xhaketa pranverore që zyrtarët e policisë duhet të punojnë në kushtet e dimrit.

“A është kjo xhaketë e rëndë 300 gramë e mjaftueshme për kryerjen e punë së duhur të punonjësve të policisë? Me këtë xhaketë pranverore punonjësit e policisë do të mundë të kryejnë detyrat zyrtare në këto temperatura minus 10 gradë dhe t’i përballojnë. Këto kushte janë të padurueshme për punonjësit e policisë në terren pa xhaketa dimërore. Ne kërkojmë urgjentisht që të blihen xhaketa e duhura dimërore dhe tu shpërndahen kolegëve”, tha zëdhënës i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Dejan Sazdov, para Kuvendit të Maqedonisë.

Nëse Ministria resore nuk ua shpërndanë xhaketat e dimrit punonjësve të policisë të policisë, atëherë, siç thonë nga atje, se nuk do ta kenë për detyrim të mbajnë uniformë sepse kjo është jashtë të gjitha standardeve dhe nuk janë në përputhje me rregullat dhe rregulloret e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat