Qeveria e Maqedonisë detyron ministritë dhe institucionet që të ndërmarrin veprime kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë detyron ministritë dhe institucionet që të ndërmarrin veprime kundër ndotjes së ajrit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Qeveria e Maqedonisë

Në seancën e 109-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila u mbajt të premten, mori vendim që të detyrojë ministritë, organet brenda ministrive dhe organet e pavarura të administratës shtetërore që gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt të kryen të paktën një veprim për të kontribuar në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe për të mbrojtur mjedisin.

Institucionet përgjegjëse veprimet e tilla mjedisore do ti kryejnë në koordinim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pushtetin lokal, dhe organizatat civile, dhe për këtë duhet ta informojnë publikun në përputhje me rrethanat.

Rekomandime për eko veprime të tilla Qeveria ka dërguar deri tek pushtetit i vetëqeverisjes lokale, ndërsa për ndërmarrjet publike, personat juridik me autoritetet publik dhe kompanitë e zotëruara nga shteti, qeveria u ka thënë që të realizojnë aktivitete që do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit.

Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë paraqet mbështetje shtesë në zbatimin e masave të parashikuara me planin e pastrimit ajror, i cili është miratuar si prioritet strategjik në punën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat