Identifikohen dy nga tre shtetasit e Maqedonisë të cilët humbën jetën në aksidentin në Serbi

Maqedonia

Identifikohen dy nga tre shtetasit e Maqedonisë të cilët humbën jetën në aksidentin në Serbi

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë kumtoi se deri më tani janë identifikuar dy nga tre personat të cilët e humbën jetën mbrëmë në aksident, kur autobusi nga Maqedonia i firmës “Euro bus” kishte rrëshqitur nga rruga në afërsi të Leskovcit, Serbi.

Bëhet fjalë për V.SH. burrë (68) nga f. Buçin, Krushevë dhe K.K., grua (68) nga Koçani. Dy personat u identifikuan nga dokumentet personale.

Tek viktima e tretë, grua, nuk janë gjetur dokumentet dhe tani për tani, siç theksojnë nga MPJ-ja, nuk ka konfirmim për identitetin e saj.

Përveç tre të vdekurve në aksident janë lënduar 32 persona, nga të cilët katër janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetë.

Nga MPJ-ja informojnë se akomodimi do t’u sigurohet të gjithë të lënduarve të cilët janë lëshuar nga spitali, nëse kanë nevojë për vend për bujtje.

Drejt Leskovcit për vizitë personave të lënduar dhe në vendin e aksidentet u drejtuan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, si dhe një përfaqësues i ambasadës së Maqedonisë në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat