Mickoski: Nuk e pranojmë ligjin për amnisti

Maqedonia

Mickoski: Nuk e pranojmë ligjin për amnisti

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 18:50
Hristijan Mickoski

Partia opozitar OBRM-PDUKM sot organizoi protestë në Veles, ku kryetari i saj, Hristijan Mickoski tha se nuk pranon pajtimin dhe amnistinë. Ai tha se “patriotë e pafajshëm mbahen në burg” sepse donin të mbronin shtetin e tyre, ndërsa anëtrarve të OBRM-PDUKM-së, të cilët tani bashkëpunojnë me LSDM, u tha se do t’i dërgoj në anën e errët të historisë.

“Sot, tregtojnë edhe me ligjin dhe drejtësinë vetëm për një qëllim për të përmbushur atë që kanë vendosur, dhe ajo është se si ta shkatërrojnë Maqedonisë. A është kjo drejtësia dhe drejta që kërkoni?. A Është drejtësia Zoran Zaev për të parë dhe dëgjuar se si kërkon ryshfet që të lirohet, ndërsa patriotë e pafajshëm mbahen në burg dhe për shkak se ata kishin një qëllim të vetëm dhe kjo ishte si për mbrojnë vendin”, tha Mickoski gjatë protestës.

Ai gjithashtu kishte një mesazh për anëtarët e tij të mëparshëm të partisë, që së bashku me LSDM-në, përgatitën Ligjin e amnistisë.

“Më lejoni t’ju them atyre dhe juve nga LSDM-ja le t’ju jetë me fatë koalicioni të ri me këta njerëz. Ju nuk do të paguani dhe nuk do të keni shumë para. Ju do të shihni se çfarë do t’ju ndodhë. Unë e di se ata ulen diku në një zyrë dhe përgatisin skenarë dhe ligje që do të shkelin edhe dinjitetin e këtyre martirëve”, tha Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat