Ambasadori francez ne Maqedoni: Zbatoni marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Ambasadori francez ne Maqedoni: Zbatoni marrëveshjen e Prespës

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 00:49
Christian Thimonier

Christian Thimonier, ambasadori i Francës në Shkup, ka folur me tone optimiste për kapërcimin e krizës nëpër të cilën kaloi vendi, pas megaskandalit të përgjimeve që shpërfaqi kapjen partiake të shtetit.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai ka folur hapur për sfidat përballë të cilave ndodhet vendi. Ai thotë se zbatimi i reformave dhe marrëveshja e Prespës me Greqinë lidhur me emrin, do ta bëjnë të kapshëm integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

“U arrit Marrëveshja e Prespës, të cilën ne e mbështesim dhe që duhet të hapë dyert për në NATO, por po ashtu do të evitojë veton greke për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, vlerëson ambasadori i Francës në Maqedoni.

Sipas tij, tani është koha që e gjithë shoqëria, veçmas partitë parlamentare, të zgjohet dhe që të tejkalohen ngecjet në thellimin e reformave, që deputetët, sidomos ata të opozitës, të bëhen pjesë e procesit për ndryshimin e vërtetë strukturor e cilësor të jetës politike. Diplomati francez, në këtë rrafsh, ngecjet më të mëdha i shikon në sistemin e drejtësisë.

“Duket së më së shumti është në jurisprudence, për shkak se kjo është fusha më e shumëpritur. Pika e dytë është çështja që lidhet me departizimin e administratës, për shkak se zëvendësimi u bë sipas formave që u gjasojnë atyre të mëparshmeve, mbase ekzistojnë arsye të caktuara për t’ju përgjigjur partizimit nga e kaluara. Që të mund të ndodhin ndryshimet ishte e domosdoshme të zëvendësohen njerëz në administratë, por a u bë ky ndërrim i kuadrove në bazë të kompetencave ose ndoshta të përkatësisë politike, nuk e di, kjo vazhdon të mbetet çështje e hapur”, thotë ambasadori francez duke pranuar se dyshon në partizimin e ri të administratës në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat