Ristovski: Asnjë shtet nuk e kishte për obligim të arrestojë Gruevskin - Bota Sot
Ristovski: Asnjë shtet nuk e kishte për obligim të arrestojë Gruevskin

Maqedonia

Ristovski: Asnjë shtet nuk e kishte për obligim të arrestojë Gruevskin

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski

Zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, për gazetën serbe “Politika” konfirmoi se Serbia nuk ka pasur për obligim të mbajë apo ta arrestojë Nikolla Gruevskin.

Në bisedën për gazetën “Politika”, Ristovski tha faktin se për Gruevskin gjatë asaj kohe nuk ka pasur fletarrest ndërkombëtar.

“Sa e di unë, asnjë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk drejtoi kritika për Serbinë, as që kërkoi shpjegime për atë se përse Gruevski nuk është arrestuar”, tha Ristovski.

Ai shtoi se asnjë shtet fqinj nga ku ka kaluar Gruevski nuk ka qenë i obliguar të arrestojë për vepra që janë bërë në Maqedoni.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është i dënuar me dy vite burg për rastin ‘Tanku’. Nikolla Gruevski para se një muaji u arratis nga Maqedonia dhe fitoi azil politik në Hungari. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...