Trajkovski: Nuk shkova të shihem me Gruevski, por të mjekohem në klinikë

Maqedonia

Trajkovski: Nuk shkova të shihem me Gruevski, por të mjekohem në klinikë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 11:06
Aleksandar Trajkovski

I akuzuari Aleksandar Trajkovski në pauzën e gjykimi të sotëm për lëndën “Dhunë në Komunën Qendër”, para gazetarëve tha se në Hungari ka qenë për mjekim për problemet që i në mushkëri.

“Isha të bëj kontroll. Dy vite kam kapacitet të ulët te mushkëritë. Deri tash nuk më drejtoi në mjekim te Klinika për vesh, hundë dhe fyt”, tha Trajkovski.

Ai tha se është mjekuar në klinikën “Duna Medical”. Tregoi edhe dokumentin mjekësor dhe llogari që ka paguar për shërbimin mjekësor.

“Të isha një hap pas nuk do të dihej se isha në Hungari”, tha Trajkovski.

Ai gjithashtu shtoi se do ta mbyll pushimin mjekësor dhe do ta dorëzojë dokumentimin te institucioni ku është i punësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat