Guterres: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen paqësore të kontesteve

Maqedonia

Guterres: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen paqësore të kontesteve

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 11:34
Antonio Guterres

“Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë është shembull për zgjidhjen paqësore të kontesteve transnacionale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në fjalimin e Forumit ndërkombëtar të 18-të në Doha.

“Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është shembull i suksesshëm për angazhimet transnacionale për mbylljen çështjeve kontestuese. Marrëveshja do të jetë në interes për gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Guterres.

Ai bëri thirrje në përforcimin e angazhimeve të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura në botë që nxisin tensione.

“Në këtë epokë të kaosit dhe të konfuzioni shohim shpresë të madhe për zgjidhjen e sukseshme të dallimeve dhe kontesteve që ishin mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Kjo na rikujton dhe tregon se kur punojmë bashkërisht mund të arrijmë punë të mëdha në interes të popujve tonë”, tha Serketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat